Një 75 vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Delvinë. I moshuari ishte shpallur në kërkim nga familjarët pasi kishte humbur kontaktet me ta prej datës 22 qershor. 75 vjeçari ështe gjetur nga dy barinj të zonës. Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.
