Pas dy ditësh kërkime është gjetur në lumin Vjosë trupi i pajetë i 56-vjeçares.

 

Gruaja ishte shpallur e humbur disa ditë më herët ndërsa ditën e djeshme buze lumit u gjetën sendet e saj personale.

 

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës në Vlorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re