Në fshatin Brataj është gjendur trupi i pajetë i një 55-vjeçari i cili prej 3 ditësh ishte shpallur në kërkim.
Policia njofton se ky shtetas dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëvarur. Më parë bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale L.A, 52 vjeçe denoncoi zhdukjen e tij në polici duke dëshmuar se burri i saj ishte larguar nga shtëpia në 3 janar pa njoftuar dhe nuk u kthye më.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Selenicë/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2022, në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ” 24 Maji”, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.
Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
