Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Kishte përshtatur një ambient të fshehtë në lokalin në administrim prej tij për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 31-vjeçari, Marjan Ndoci.

Sekuestrohen dy makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe një valixhe me çipsa për poker.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Ky shtetas, në lokalin në administrim prej tij, në rrugën “Siri Kodra”, kishte përshtatur një ambient të fshehtë, për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit, dhe një valixhe me çipsa për poker.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lot

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re