Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi policia i  zbuloi një laborator artizanal për paketimin e lëndëve narkotike.

Agjentët e Skuadrës Fluturuese, të ndihmuar nga efektivët e reparteve të qenve të Komisariatit të Policisë Vibo, kanë vijuar kontrollin në banesën e një shtetasi shqiptar 24-vjeçar, i cili gjithashtu ndodhej në mënyrë të parregullt në territorin e Italisë.

Gjatë kontrollit u gjetën të fshehura mbi një gardërobë, tre blloqe të mbështjellë me shirit ngjitës. Duke vazhduar kërkimin e tyre, ata zbuluan disa artefakte hekuri të përdorura për të shtypur blloqet dhe paketimin e drogës, si dhe një qese që përmbante një substancë të bardhë pluhur.

Pas hetimeve teknike për lëndët e gjetura, të kryera nga operatorët e Policisë Shkencore, u konstatua se brenda të tre blloqeve kishte rreth 1.6 kg heroinë, ndërsa lënda pluhur brenda qeses ishte lëndë prerëse.

Në përfundim të aktivitetit u sekuestrua materiali i gjetur, i riu i huaj u arrestua për veprën penale të posedimit për qëllime trafiku droge.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re