Një turist që kishte mbetur i bllokuar në bjeshkët e Doberdolit është ndihmuar nga policia. Ndërkohë, dy turistë të tjerë që ishin me të kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

“Kishte mbetur i bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit, Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emercengjat Civile të Kosovës, i japin ndihmë turistit.

Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 turistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re