Skip to content

Kishte mbetur në mal, shpëtohet turisti austriak në Krujë

WhatsApp Image 2023 02 23 at 10.05.17 PM

Një turist austriak është shpëtuar nga policia pasi kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë. Turisti 68 vjeçar kishte ngatërruar rrugën dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit janë nisur menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Krujës i erdhi në ndihmë një turisti austriak që kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë.

Mbrëmjen e sotme, salla operative Krujë, ka marrë njoftim se një shtetas austriak (turist) 68 vjeç, duke vizituar në fshatin Kurcaj, Krujë, urën e Abdyl Agës, kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit janë nisur menjëherë për ti ardhur në ndihmë.

Rreth orës 21:00, shërbimet e Policisë, mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

68-vjeçari ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin në kohë dhe ndihmën e dhënë.