Policia e Korçës ka “goditur” dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Në prangat e policisë ka përfunduar një shtetas me iniciale A.A (37 vjeç) i cili u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
“37-vjeçari u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Fiat Ducato”, 32 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi O. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se shërbimet e policisë, ishin në ndjekje të tij, ka braktisur mjetin tip “Volkswagen” në lagjen nr. 1, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, duke u larguar me shpejtësi.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb