Skip to content

Kishte ndërtuar një objekt pa leje për qëllime biznesi, arrestohet 35 vjeçari në Dibër. Në pranga dhe 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale

Ditën e sotme janë vënë në pranga nga Policia 4 shtetas dhe një tjetër po procedohet penalisht për vepra të ndryshme penale. Shtetasi Fatos Kurti 35 vjeç, banues në Klos është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Policisë Klos për ndërtim pa leje të një objekti për qëllime biznesi.

Gjatë 12-orëve të fundit janë goditur nga Policia edhe 3 raste të drejtimit të automjetit pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Policia arrestoi shtetasin Fabiol Zenelaj 38 vjeç, banues në Burrel i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur me një mjet tjetër, Atmir Roka 25 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi dhe Gazmir Manerkolli 38 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.

Po në vijim të kontrollit të territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. M., pasi u konstatua duke kryer punime pa lejen e organeve përkatëse.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër
Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale. Gjatë 12-orëve të fundit evidentohen dhe goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, si dhe 3 raste të drejtimit të automjetit pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Postës së Policisë Klos gjatë kontrollit të territorit kanë konstatuar shtetasin F. K., në pronë publike duke ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të objektit në ndërtim, shtetasit F. K., 35 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Po në vijim të kontrollit të territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. M., pasi u konstatua duke kryer punime pa lejen e organeve përkatëse.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F. Z., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër.
A. R., 25 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi;
G. M., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/faxweb