Vetëm tre herë më parë në historinë e saj, Franca kishte përmbysur një sfidë duke shkuar në pushimin e ndeshjes me disavantazhin e të paktën 2 golave, siç ndodhi ndaj Belgjikës. Por për herë të parë, francezët e bënë një gjë të tillë në një ndeshje zyrtare, rezultat që merr vlerë të veçantë duke llogaritur forcën e ekipit që kishin përballë.

Ndërkohë, ishte një natë e veçantë për Karim Benzema, i cili me golin e shënuar sot, shkoi në kuotën e 32 të tillëve të realizuar me “gjelat”. Kështu, ai kaloi legjendën Zidan, me të cilin ndante deri më sot vendin e 6 në renditjen e të gjitha kohëve të golashënuesve të Francës. Para tij tani është Trezege, me vetëm 2 gola më shumë.

Edhe Kilian Mbape iu bashkua një legjende, pasi me golin e sotëm, të 18-in për Francën, sulmuesi i ri ndan vendin e 17 të kësaj renditje me një emër historik si Raimond Kopa.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re