Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 37-vjeçar, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative kishte ngritur një tendë në kishën e Laçit për shitjen e suvenireve.

Njoftimi i plotë: Kurbin, Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka vendosur tenda dhe suvenirë në vendin e quajtur “Sheshi i Kishës së Laçit”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re