Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Vlorë, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Sipas 38-vjeçare, i riu vlonjat e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re