Dy persona janë arrestuar disa orë pas mesnatës në Tiranë, pasi janë kapur në një lokal jashtë orarit të lejuar. Përveçse kësaj shkelje të bërë, nga kontrollet e ushtruara nga ana e policisë u zbulua se në lokal trafikoheshin lëndë narkotike.
Si pasojë në pranga ka rënë zotëruesi i lëndës narkotike, K.B 30 vjeç dhe administratotja e lokalit M.K 51 vjeçare e cila akzuohet se ka përshtatur lokalin për shitje të lëndëve narkotike.
Njoftmi i Plotë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat” bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotike” të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetases M. K., 51 vjeçe, pasi në lokalin i cili ishte hapur jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në administrim nga shtetasja M. K., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë shtetasit K. B.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
