Një 44-vjeçar grek është gjetur i pajetë mesditën e sotme në fshatin Libofshë të Fierit, ku bashkëjetonte me një shtetase shqiptare.

Mësohet se Jorgos Angjelidhis, që është gjetur i pajetë, ka pasur pròbleme në shtetin grek, dhe për këtë shkak rrinte në banesën e vjehrrit të tij shqiptar.

Ka qenë bashkëjetuesja e tij Elisabeta Gorreja ajo që ka gjetur trupin e pajetë të Angjeledhis.

“Sot rreth orës 13:00, në fshatin Libofshë, Fier, në oborrin e banesës, është gjetur nga bashkëjetuesja e tij, i vetëv.arur shtetasi grek J. A., 44 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen E. G., në banesën e saj në Libofshë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton Pòlicia, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar psikòlogjike të 44-vjeçarit. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re