Vjehrra e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, i cili u vra dhe u gropos nga tre fëmijët e tij, ka treguar takimin me vajzën e saj, Blerina Meta ditën që ajo ka shkuar në banesën e nënës së saj, pasi i shoqi ishte vrarë.

Në një intervistë për emisioni “Me zemër të hapur”, e gazetares dhe autores Evis Ahmeti, vjehrra e Pëllumb Metës dhe nëna e Blerina Metës, Sanije Tuga, ka treguar se pasi sipas saj Pëllumbi kishte dhunuar vajzën e saj.

“Pëllumbi ka qenë içik i prapët, dhunues. Kishte qejf veç me e rraf. Ka pas shenja nga fytyra”, tha ajo.

Ajo rrëfeu se Blerina ka shkuar në banesën e saj pasi kishte ndodhur krimi, por e bija nuk i kishte treguar gjë, madje i kishte thënë se e kishte sjellë Pëllumbi dhe më pasi ishte larguar.

“Lajmin e mora vesh kur erdhën gazetarët”, tha Sanije Tuga.

Ndër të tjera, e moshuara kë treguar se fëmijët nuk e donin të atin pasi u dhunonte të ëmën, ndërsa tha se “në gjaknxehtësi e sipër fëmijët mund ta kenë vrarë”.

Sanije Tuga: Me shkuesi është martuar edhe Blerina me Pëllumbin, më duket se njerku im ka qenë shkuesi. Është martuar 18 vjeçe më duket. Pëllumbi ka qenë içik i prapët, dhunues. Kishte qejf veç me e rraf. Ka pas shenja nga fytyra.

Goca na thoshte që ia na rref mamanë nuk e duam. Kur erdhi Blerina më tha ‘o mam hajde më cel derën se kemi ardhur’. U rrit Bafti hapi derën, erdhi. Kalamajtë më tha që janë në punë. Pëllumbi më tha që erdhi deri tek porta edhe iku. Lajmin e mora vesh kur erdhën gazetarët. Nuk kisha çfarë ti thosha, nuk hante, do flas kur të qetësohem më tha. Mua nuk më ka treguar asnjë gjë. Na torturoi ai tha. Unë jam hala e qeshmë, them ishalla s’ka ndodh gjë.Në gjaknxehtësi e sipër fëmijët mund ta kenë vrarë. Me familjen e tij nuk kam folur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re