Një 19 vjeçar ka rënë nga shkëmbi në Selishtë të Dibrës teksa kishte shkuar për piknik me shokët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, ku shtetasi K.B, kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re