Arbër Hajdari nga “Fundjavë Ndryshe” ka shkuar në Shkodër për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit Musaen Zeneli, i cili mbeti i vrarë nga përplasja me armë në Velipojë mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj.

I ftuar në emisionin Opinion, Hajdari tha se në ceremoninë mortore të 20-vjeçarit kishte shumë qytetarë të thjeshtë, por theksoi se familja e të ndjerit është në varfëri ekstreme.

“Është një familje që është pjesë e varfërisë ekstreme. Ka dhe një vëlla më të madh por që nga fiziku duket shumë i dobët. Babain e ka humbur në vitin 2009. Nëna ka rritur të dy djemtë. Situata ishte e rëndë.

Kishte njerëz, kishte shumë njeërz që nuk kishin lidhje fare me djalin por janë solidarizuar për të qenë pjesë e funeralit. Ishin njerëz të thjeshtë, ajo pjesa e shëndetshme e qytetarisë shkodrane. Nuk pashë njerëz që i njihja, ishin njerëz të thjeshtë”, tha Arbër Hajdari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re