Për shumëkënd mund të ishte surprizë emri i Arens Çelës për postin e kryeprokurorit të komanduar të Tiranës, por jo për gazetarin Basir Çollaku.

Ai e kishte paralajmëruar që dje zgjedhjen e Çelës si pasues të Imerajt në krye të prokurorisë së Tiranës.

Sipas Çollakut, pasuesi i Imerajt ishte vendosur që para një muaji, ende pa u shprehur KPA për prokuroren.

Postimi i Basir Çollakut:

Dje

Prokurori i ri i Tiranes eshte emeruar para shkarkimit te Elisabeta Imerajt…mos u habisni nese do te jete me mbiemer Çela…

Sot

Meqe e kisha thene pak dje se Çela do te ishte prokurori i zgjedhur per Tiranen….

Kishte se paku nje muaj qe sekti e kishte ndare mendjen dhe premtimet i mbajne per njeri tjetrin..

Në orën 12 të ditës së sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet për të hedhur në votim emrin e Arens Çelës në krye të prokurorisë së Tiranës, ndërsa më pas do të hapet gara dhe për drejtuesin me mandat të plotë.

Çela pritet të ketë fillimisht mandat 3 -vjeçar, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të ‘hipotekojë’ vendin e Imerajt, e cila u shkarkua mes shumë polemikash nga KPA.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re