Një ndërhyrje kirurgjikale e vështirë është kryer me sukses në Neurokirurgjinë e QSUT.

 

Mjekët kanë kryer ndërhyrjen delikate në tru me pacientin zgjuar.

 

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila teksa ka ndarë një video në Facebook.

 

“Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar, është realizuar me sukses nga ekipi i Neurokirurgjisë në QSUT, duke i shpëtuar jetën të riut 24-vjeçar.”, shkruan Manastirliu. Mjekët zbuluan tumorin në trurin e të riut pak vite më parë por ndërhyrjen vendosën ta kryejnë së fundmi.

 

Siç shpjegon mjekja në video, tumori ishte në një zonë të rëndësishme për funksionimin e fytyrës. Pasi tumori vazhdoi të rritej, mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje. Por atyre iu desh që ta bënin këtë nëpërmjet kirurgjisë zgjuar duke marrë parasysh dhe rreziqet që vinin për 24 vjeçarin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re