Rreth një javë pasi e shpalli kryeministri Edi Rama aksionin për lirimin e rrugëve nga bizneset që tregtojnë aty pranë, në Berat Policia rrugore ka nisur gjobitjen e bizneseve.

Policia Rrugore ndëshkon me masë administrative një subjekt që kishte zënë një sipërfaqe rruge në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa nuk shihet vlera e gjobës së vendosur.

“Në vijim të zbatimit të Plan-Inspektimit për zbatimin e ligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, Policia Rrugore e Beratit ka konstatuar në rrugën Berat-Skrapar, një subjekt që kishte zënë sipërfaqen e karrexhatës së rrugës me disa paleta guri.

Polica Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative subjektin në pronësi të shtetasit D. B., për shkelje të nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon të hidhen ose grumbullohen materiale në karrexhatë.

Policia e Beratit do vijojë kontrollin e territorit dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjshmërisë për mbrojtjen e territorit”, njofton zyrtarisht Policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re