Një kist i vezoreve është një qeskë e mbushur me lëng në ose mbi vezoret e një femre. Vezoret janë pjesë e sistemit riprodhues të femrave. Ato i prodhojnë vezët e femrës dhe hormonet femrore të saj.

Kistet e vezoreve janë shumë të zakonshme. Më së shpeshi ndodhin kur një femër ovulon. Kjo ndodh kur vezorja e lëshon vezën në çdo muaj. Këto quhen kiste funksionale. Shumica nuk janë kanceroze. Shumë herë, këto kiste largohen më vete pa ndonjë trajtim.

Simptomat

Shpesh, kistet funksionale nuk shkaktojnë simptoma. Ndoshta mund ta keni ndonjë kist dhe nuk e dini. Ndonjëherë mund të shkaktojnë simptoma dhe këto përfshijnë:

Dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të abdomenit, zakonisht anash.

Fryerje.

Çrregullime menstruale.

Përzierje dhe vjellje.

Të ndjehesh e ngopur pas ngënjes së sasive të vogla.

Konstipacion (kapsllëk).

Nëse jeni në menopauzë dhe nuk keni perioda, kistet funksionale nuk do të duhej të formoheshin. Por, është e mundshme që të formohen lloje tjera të cisteve të vezoreve.

Çfarë  i shkakton kistet e vezoreve?

Shkaktarët më të zakonshëm të cisteve të vezoreve përfshijnë:

Ato mund të shkaktohen nga problemet hormonale. Mund të shkaktohen gjithashtu edhe nga medikamentet hormonale, të cilat ju ndihmojnë që të ovuloni. Është normale që kistet e vezoreve të formohen gjatë shtatzanisë së hershme. Ato ndihmojnë në suportimin e shtatzanisë derisa të formohet placenta.

Femrat me një gjendje të quajtur endometriozë mund të zhvillojnë një lloj të kistit të vezoreve që quhet endometriomë. Kjo ndodh kur indet endometrioze ngjitet për vezore dhe formon një zgjatimë.

Infeksionet e pelvikut. Infeksionet mund të përhapen tek vezoret dhe të shkaktojnë formimin e kisteve.

 Sindroma e vezores policistike. Kjo është një sëmundje ku vezoret formojnë shumë ciste të vogla. Mund të shkaktojë probleme me  vezore si dhe me mbetjen shtatzënë./ WebMD

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re