Një instrumentiste nga Kanadaja prej dy javësh është vendosur në Berat, për të luajtur në kitarë në pedonalen e qytetit.
Instrumentistja 30-vjeçare Allison Vonderlande e ka nisur rrugëtimin e saj në botën e artit që në moshën 6-vjeçare, ku filloi të mësonte instrumentin e pianos, ndërsa në moshën 15-vjeçare mori mësimet e para në kitarë, për t’i vijuar gjerësisht edhe në universitet.
Vajza nga Montreali rrëfen se më parë ka punuar si kameriere në bare e restorante të ndryshme, por të ardhurat ishin të pamjaftueshme për të përballuar jetesën, ndaj miqtë e saj e nxitën që ajo të interpretonte në rrugë.
Kitaristja kanadeze rrëfen se pas përfundimit të studimeve, për 15 vjet me radhë ajo zhvendoset në shtete të ndryshme të botës, për të luajtur në kitarë në sheshet e qyteteve kryesore.
“Pas përfundimit të universitetit për 15 vjet kam shëtitur në shumë shtete, për të luajtur në kitarë në rrugët e qyteteve. Ndaj stacioni im i radhës ishte Shqipëria, përkatësisht Berati”, tha ajo.
