Kivanç Tatlitug rikthehet në ekranin shqiptar me një nga prodhimet më të fundit të kinematografisë turke. Seriali mban titullin “Ironia e fatit” dhe pjesë e kastit janë aktorë shumë të njohur për publikun shqiptar.

Kivanç do luajë përkrah Elçin Sangu e cila njihet nga roli i Defnes në serialin “Dashuri me qira”. Në role kryesore janë edhe Alperen Duymaz i cili luan në serialin “Çukur” dhe Melisa Pamuk e njohur nga roli i Asu në serialin “Kara Sevda”.

Pjesë e kastit është edhe aktori Erkan Can i cili dikur luante rolin e Tajarit në serialin “Diamante dhe dashuri”.

Seriali pritet të fillojë së shpejti premierë në TV Klan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re