Dhjetë kandidatë kanë hyrë në garë për të pasuar Theresa May si udhëheqëse e Partisë Konservatore dhe kryeministre, njoftoi Komiteti i Partisë

Kandidatët përfshijnë:

Ish-ministri i jashtëm, Boris Johnson

Pasardhësi i tij, Jeremy Hunt

Ministri i Mjedisit, Michael Gove

Ish-ministri i Brexit, Dominic Raab

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock

Ministri i Brendshëm, Sajid Javid

Ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar, Rory Stewart

Ish-ministrja, zonja Ester McVey

Ish-kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, zonja Andrea Leadsom

Ligjvënësi konservator Mark Harper.

Raundi i parë i votimit për të ngushtuar garën do të zhvillohet të enjten.

Theresa May dha dorëheqje si udhëheqëse e Partisë Konservatore në Britani, të premten, më 7 qershor, duke nisur një garë midis aspiruesve të shumtë që kërkojnë ta zëvendësojnë atë si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo do të qëndrojë në Downing Street si kryeministre deri në muajin e ardhshëm, kur të nisë gara udhëheqëse e Konservatorëve.

Rezultati do të përcaktojë drejtimin e vendit në prag të 31 tetorit, datës së rishikuar për divorcin përfundimtar nga Bashkimi Evropian.

Udhëheqësit e BE ranë dakord për një zgjatje disa muajshe pasi Theresa May dështoi disa herë për të arritur marrëveshjen e negociuar përmes parlamentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re