Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se në këtë ditë bashkon lutjet me të gjithë besimtarët, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare.

POSTIMI:

Të dashur besimtarë mylsimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!

Ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë. Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re