Skip to content

Kjo dyshe, Personi i Vitit nga Time: me ç’motivacion?

Revista amerikane me reputacion – Time, emëroi presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zëvëndësen e tij, Kamala Harris, si Personin e Vitit.

Shpjegimi i bordit editorial të revistës, i cili vendos për zgjedhjen, thotë se të dy ofruan rinovimin e shtetit dhe se “Amerika bleu atë që po shiste”. Biden dhe Harris morën fitoren në zgjedhjet e fundit presidenciale të SHBA.

“Për të ndryshuar historinë amerikane, për të treguar që forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se tërbimi i përçarjes, për të ndarë një vizion të shërimit në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë Personi i Vitit i Times”, shkroi redaktori i revistës Edward Felsenthal.

Eshtë shtuar se Biden kishte një vizion dhe se Harris është amerikania e parë me origjinë aziatike që bëhet zv.ptresidente e Shteteve të Bashkuara.

Sipas zgjedhjes së lexuesve, e cila u botua katër ditë më parë, Personi i Vitit janë mjekët që po luftojnë në radhët e para kundër pandemisë së virusit koronar.

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James u emërua Atlet i Vitit nga revista Time.

Megjithëse arritjet e James në fushë vazhdojnë të shtohen, ai gjithashtu është bërë një nga zërat më të fortë në sport në lidhje me padrejtësitë raciale dhe shoqërore.

James foli për brutalitetin e policisë, pabarazinë racore, reformën në arsim dhe fuqizimin e komunitetit afrikano-amerikan. Ai kohët e fundit ndihmoi në krijimin e një organizate “Më shumë se një zë” që punon për të përmirësuar pjesëmarrjen e votuesve.

“Pas gati dy dekadash në NBA, James ka pranuar plotësisht se talenti i tij në fushë është një mjet për të arritur diçka më të madhe se ai”, ka shkruar Time.

Çmimi i Time për Personin e Vitit është dhënë që nga viti 1927, ku vitin e kaluar Personi i Vitit ishte aktivistja suedeze e mjedisit Greta Thunberg.