Qytetarët në Dibër kanë denoncuar në Stop një shqetësim, për gjobat që u vendosen disa furgonëve brenda parkingut nga Policia e Dibrës. Ata ankohen se policia i gjobit teksa mjetet janë të ndaluara dhe të parkuara në një parking.

Shoferi 1 –Ja kjo banda e Ulsi Manjës ve gjoba, gjobit shoferët brenda në parkim, shif ca bëhet, policia e korrupsionit, shkelin ligjin,shif ça bën brenda në parkim, duke vënë gjoba, furgonat bosh janë, shife ça bëhet!

Shoferi 2-Hajde, se do e shofim këtë punë! Hajde të tanve rresht, krejt, edhe atij atje venia, jo jo dhe atij! Është vend pune, mor..!

Polici-Të tanë familjar jemi.

Shoferi 3-Është vend pune këtu.

Polici-Po ça na thoni ne..?!

Shoferi 2-Bjereni shefin këtu, të vijë vetë shefi! Ku e shkelni ligjin ju?

Polici-Unë s’jam privat, jam shteti.

Shoferi 2-Po zbato ligjin, more shteti!

Polici-Ç’a na thoni ne, ne jemi në shërbim.

Shoferi i furgonit-A të kanë zënë rrugën? Këtu është parking për vend pune.. Veni gjobë të ikim, se s’do rrijmë këtu, nga dy e nga tre veni, për së dyti filloni prapë..!

Qytetari-I kërkojnë gjoba këtyre, nuk është puna se…

Shoferi 1-Po të dali në rrugë aty, kur t’i shkelin në rrugë, aty vehet gjobë, jo këtu!

Qytetari-Ore duhet me plotësuar numrin, ka numër o shok, në rrugë, në parking, te shtëpia, nëpër oborre..

Shoferi 1-Ja banda e Ulsi Manjës gjobit shoferat brenda në parking, iu ve gjoba. Kjo është shkelje ligji. Ca bëhet kështu? Ca korrupsioni është ky? Shife si ikin legenat, shife!

Shife ça bohet, shife! Ja kjo banda e Ulsi Manjës, shife si ikin! I vunë gjoba brenda krejt.

Shoferi –Te shtëpia kam për të ardhë.

Polici-Po mua ça më thua, nuk lejohet qëndrimi këtu, deri te terminali.

Shoferi-E kam marrë një gjobë këtu, nuk zbatoj sinjalistikën, ku është sinjalistika? Po shkruni mor, shkruni..! Tani të shkoj t’i jap lekët atij unë!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re