Për shumicën e njerëzve thonjtë e gishtave dhe sëmundjet nuk kanë lidhje me njeri-tjetrin. Në fakt thonjtë tuaj mund t’ju japin paralajmërime të vlefshme shëndetësore dhe sinjalizojnë praninë e sëmundjeve të rënda.
Merrni një vështrim të gjatë në thonjtë tuaj dhe kontrolloni secilin. Krahasoni atë që shihni me këtë listë të tetë paralajmërimeve të mundshme të shenjave të thonjve.
Thonjtë e zbehtë
Një thua i shëndetshëm duhet të jetë ngjyrë rozë dhe pak i bardhë afër bazës. Nëse thonjtë tuaj kanë një ngjyrë të turbullt mund të keni një problem serioz shëndetësor të fshehur.
-Thonjtë e gjelbër janë një shenjë e infeksionit bakterial.
-Thonjtë  me vija të kuqe  janë  paralajmërim i një infeksioni të valvulave të zemrës.
-Thonjtë blu sinjalizojnë nivele të ulëta të oksigjenit në gjakun tuaj.
-Thonjtë e bardhë mund të sinjalizojnë sëmundjen e mëlçisë, siç është hepatiti.
Thonjtë e trashë
Thonjtë e trashë nuk janë diçka e natyrshme. Ato mund të sinjalizojnë sëmundjen e mushkërive, ose mund të sinjalizojnë një infeksion kërpudhor. Thonjtë e trashë dhe të ndarë mund të jenë shenjë e  tiroideve, ose psoriazës.
Thonjtë e ndarë
Thonjtë e ndarë mund të rezultojnë nga kequshqyerja kronike ose nga mungesa e proteinave dhe vitaminës C.
Thonjtë e lugët
Thonjtë e lugët mund të sinjalizojnë një numër çështjesh të brendshme. Për t’u konsideruar si të lugët thonjtë duhet të  jenë të butë dhe të kthjellët, duke formuar një rënie që shpesh është mjaft e madhe për të mbajtur ujin. Disa nga sëmundjet që mund të keni janë: “Mungesa e hekurit (zakonisht nga anemia), çrregullimi  i mëlçisë, sëmundjet e zemrës”.
Thonjtë me shenja
Çarjet në thonjtë tuaj  mund të jenë një shenjë e një sëmundjeje si psoriaza, çrregullimi i indit lidhor, mungesa e zinkut.
6.Thonjtë me kurriz
Thonjtë duhet të kenë sipërfaqe të lëmuara me linja pothuajse të padukshme. Linjat e dukshme të pjesës së ngritur janë një sinjal jo i mirë. Mund të keni mungesë të hekurit ose të vuani nga artriti.
Thonjtë e thatë dhe të brishtë
Ju nuk keni nevojë për locion ose vaj të lëkurës. Nëse thonjtë tuaj janë të thatë dhe të brishtë, duhet të kontrolloni nivelet e hormoneve dhe shëndetin tuaj bakterial. Sëmundja e tiroideve  çon në thonj  të brishtë dhe të thatë që plasariten dhe ndahen lehtësisht.
Thonj të deformuar
Thonjtë e tillë paraqesin ndryshime në pjesën e poshtme të gishtit dhe rreth tij. Mund të keni: “Sëmundje të mushkërive, veçanërisht nëse keni probleme me frymëmarrjen, sëmundje inflamatore të zorrëve, sëmundje mëlçie, SIDA”.
Thonjtë tuaj nuk do të jenë shenjat e vetme e këtyre sëmundjeve, por ato mund të japin konfirmim për të kërkuar kujdesin mjekësor. Kontrolloni shpesh thonjtë për të mbrojtur shëndetin tuaj!/GD/.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re