Marrja e tepërt e kafeinës mund të ketë shumë pasoja negative për shëndetin tuaj.
Çrregullimet e rrahjeve të zemrës, rritja e presionit të gjakut, ankthi, probleme me gjumin, dhimbje barku, diarre, të vjella, janë vetëm disa prej tyre.
Pijet energjike janë të rrezikshme kur konsumohen në doza të larta. Marrja e tepërt e kafeinës mund të çojë në të përziera, dhimbje koke, nervozizëm dhe çrregullime të sistemit kardiovaskular, sidomos për personat që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës.
Sa më tepër sasi të konsumoni, aq më tepër rritet toleranca ndaj saj dhe aq më tepër rritet probabiliteti që ju bëheni të varur. Nëse konsumoni pije energjike çdo ditë, gradualisht do të mësoheni me përmbajtjen e lartë të kafeinës dhe nevoja juaj për doza më të larta do të vazhdojë të rritet.
Kujdes! Është veçanërisht e rrezikshme kur përzieni pijet energjike me alkool. Efektet stimuluese të këtyre pijeve mund t’ju bëjnë të ndiheni shumë në formë, por ana tjetër koha juaj e reagimit, aftësitë e koordinimit si dhe aftësia juaj për vendimmarrje, ulen.
Këshillë! Shmangeni ose të paktën reduktojeni konsumimin e pijeve energjike, kjo ju kursen dëmet e shkaktuara nga sheqeri dhe kafeina e tepërt dhe e panevojshme në përmbajtje të tyre.
Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi