Problemi me ushqimin e shpejtë është se është i pasur me karbohidrate, yndyrna, sheqer dhe kripë të shtuar. Prandaj, përbën një bombë të vërtetë kalorike, por në të njëjtën kohë mundëson që trupi të marrë vetëm disa lëndë ushqyese.

Kur konsumojmë ushqime fast food, konsiderohet se hamë diçka, por nuk i japim trupit vlerat e duhura që i nevojiten dhe që merren përmes nëpërmjet ushqimit të pasur e të larmishëm. Ky mënyrë të ushqyeri, sidomos kur është e shpeshtë, ka pasoja…

Sheqer, sheqer, sheqer

Pak fibra, shumë karbohidrate. Ky është zakonisht përfundimi kur shikoni vlerat ushqyese të ushqimit të shpejtë. Trupi përpunon karbohidratet: Ato hyjnë në qarkullimin e gjakut si glukozë dhe kështu rrisin sheqerin në gjak.

Më pas, trupi fillon të sekretojë insulinë për të çuar glukozën në qelizat që kanë nevojë për energji shtesë. Por, nëse nuk kemi nevojë për energji në atë kohë, sheqeri ruhet në depo.

Edhe pse niveli i sheqerit në gjak kthehet në normalitet relativisht shpejt pas ngrënies së ushqimit të shpejtë, niveli i energjisë gjithashtu bie në të njëjtën kohë. Pasojat e mundshme të gjithë kësaj: obeziteti, lodhja, aknet, diabeti dhe shëndet oral jo i mirë.

Yndyrna jo të shëndetshme

Yndyrnat krijohen gjithmonë kur ushqimi përpunohet – dhe nuk janë aspak të mira. Ato rrisin të ashtuquajturën vlerën e kolesterolit “të keq” që mund të shkaktojë diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Sipas një studimi, produktet e pjekura dhe shumë të përpunuara si kekët donut, brioshët ose muffin kanë pasoja të tjera negative: Studiuesit zbuluan se konsumimi i rregullt rrit gjasat e zhvillimit të depresionit me 51%.

Sigurisht, nëse hani shumë yndyra të pashëndetshme, kjo mund të çojë gjithashtu në shtimin e peshës ose, në rastin më të keq, edhe në obezitet. Obeziteti ka një gamë të gjerë efektesh të tjera negative në shëndet: përveç simptomave të pakëndshme si gulçimi dhe astma, rreziku i vdekjes rritet me obezitetin.

Shumë kripë

Ushqimet e shpejta fast food, gjithmonë përmbajnë një sasi të madhe kripe: këto ushqime shpesh përmbajnë më shumë se kërkesa ditore e trupit tone për kripë. Ky mund të jetë një problem, veçanërisht për njerëzit me tension të lartë të gjakut. Kripa e bën zemrën të punojë më shumë dhe më shpejt.

Megjithatë, nuk është e vërtetë që kripa ju bën të keni etje: përkundrazi, ushqimet fast food dehidratojnë trupin, gjë që mund të shkaktojë dhimbje koke për shembull. Kur jeni të dehidratuar, trupi juaj fillon të përdorë proteinat e muskujve për të balancuar rezervat e tij të ujit. Rezultati: ju ndiheni të fryrë – dhe përsëri keni uri.

Pasoja e mosmarrjes së vlerave të duhura ushqimore (mungesë mirë-ushqyerjeje)

Tingëllon e pabesueshme: kushdo që ha vetëm ushqime fast food mund të vuajë nga mungesa e ushqyerjes. Sepse nuk është e rëndësishme se sa kalori hani, por nëse furnizimi me vitamina dhe minerale të rëndësishme është i duhuri.

Mungesa e fibrave që mund të shkaktohet nga fast food shpesh çon në kapsllëk, mungesë energjie, lodhje, dhimbje koke, rrahje të zemrës dhe përqendrim të dobët.

Më e keqja nga të gjitha, sa më shumë ushqime të shpejta hamë, etja për sheqer dhe dëshira për kripë vetëm sa shtohen. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për adhuruesit e fast food-it të bëjnë pushime sa më të gjata nga ky lloj të ushqyeri.

 

 

Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.fitforfun.de/news/burger-pizza-co-das-passiert-mit-deinem-koerper-wenn-du-fast-food-isst-314398.html

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re