Aktorja që do të luajë figurën e princeshë Dianës në episodet finale të “The Crown”, është Elizabeth Debicki.

Aktorja australiane do të sjellë portretin e princeshës së Wales-it në sezonin e pestë dhe të gjashtë të serialit, ku pritet të zhvillohen ngjarjet e viteve 1990-të dhe fillimin i viteve 2000 në familjen mbretërore, periudhë në të cilën tensionet e martesës kishin nisur.

“The Crown” pritet gjithashtu të sjellë trekëndëshin e martesës së Diana-s si dhe aksidentin e tmerrshëm që përfundoi me vdekjen e saj në Paris të 1997-ës.

“Shpirti i princeshë Diana-s, veprat dhe fjalët e saj jetojnë në zemrën e të gjithëve. Jam shumë e privilegjuar dhe e nderuar të jem pjesë e këtij seriali, që në mënyrë absolute më ka mbajtur pas vetes që nga episodi i parë”,- u shpreh aktorja.

Kjo është aktorja që do të luajë rolin e princeshë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re