Në Algjeri, në portin Ain Sefra, pak ditë më parë, dunat e kuqe të rërës u zbardhën nga bora dhe akulli.
Kjo ishte bora e tretë që bie në këtë pjesë në 37 vjetët e fundit, pas asaj në vitin 1979 dhe 2016.
Presioni i lartë mbi kontinentin e Evropës ka ‘shtyrë’ ajrin e ftohtë në jug të Saharës. Gjatë verës temperatura mesatare në Ain Sefra arrin në 38 gradë celsius dhe banorët e maleve Atlas më mirë përballen me nxehtësinë se sa me të ftohtët. Rënia e 40 centimetrave borë bëri që temperaturat të zbresin në 10 gradë Celsius.
Ndërsa reshjet e pazakontë i atribuohen ndryshimeve klimatike, disa shkencëtarë janë të mendimit se në Afrikën e Veriut po fillon një periudhë e re me lagësht klimatike. 11,000 vjet deri 5.000 vjet më parë Afrika veriore ishte e gjelbëruar, tokë pjellore, me plot liqene e lumenj, derisa diçka relativisht papritmas ndërroi kushtet e motit.
Paleontologët dhe gjetjet arkeologjike na tregojnë se në këtë pjesë të Afrikës më herët kanë jetuar elefantët, antilopat dhe kopetë e kafshëve të egra.
Ndryshimet klimatike në Afrikën Veriore mund të kenë ndodhur si rezultat i ndikimit të variacioneve periodike në orbitën e Tokës rreth Diellit, çdo 20,000 vjet, dhe përsëritet të paktën nga Epoka gjeologjike e Miocenit (23 – 5 milionë vjet më parë).
Të tre ciklet Milankovitch, përmes të cilave Toka periodikisht kalon gjatë rotacionit rreth boshtit të saj dhe revolucionit rreth Diellit, ndikojnë në klimën, duke përfshirë hyrjen e fronteve të lagështa në fushën e Afrikës së Veriut. Por mbetet fakti, se është shumë herët për një “epokë të lagësht” të re dhe se është e mundshme për një ndryshim rrënjësor të klimës së shkaktuar nga ngrohja e atmosferës së Tokës. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re