Home Kuriozitete Kjo është buka e vetme të cilën mund ta hani sado që të dëshironi

Kjo është buka e vetme të cilën mund ta hani sado që të dëshironi

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dhe aspak nuk na çudit që kjo bukë nuk përmban fare drithëra.
Steven Gundry, nga Nebraska, autor i librit “Paradoksi i bimëve” e ka quajtur “pothuajse bukë”, dhe nuk përmban sojë, tharmë as gluten. Dhe pikërisht duket pothuajse sikur bukë!
Nga çfarë përbëhet pra, pyesni ju? Nga të bardhët e vezëve, mielli i bademit, vaji i kokosit, mielli i kokosit, mielli i patates së ëmbël, mielli i lajthisë, gjalpi i bademit dhe nga disa imtësi. Sipas recetës së tij, një copë e kësaj buke ka 90 kalori.
Natyrisht, dr. Gundry i ka iniciuar edhe prodhimin, andaj tërë recetën nuk dëshiron ta zbulojë.
Mirëpo, duke pasur parasysh që edhe vetë ka thënë që inspirimi për bukën ka ardhur nga paleo-ushqimi, i cili është i pasur me receta për bukë nga përbërës të ngjashëm, edhe ju mund ta bëni ndonjë nga versionet tuaja të “pothuajse bukës” së shëndetshme.
Ne kemi zgjedhur tani për tani njërin ndër më të popullarizuarat në internet, ndërkaq ju mund të hulumtoni variacione në këtë temë.
Përbërësit e recetës:
▪ 2 filxhanë miell bademi,▪ 1/3 gotës + 1 lugë kokrra liri të bluar,▪ 1 lugë të vogël kokrrash të plota të lirit të zi,▪ ½ lugë të vogla kripë,▪ 1 lugë e vogël sodë buke,▪ ½ filxhan qull misri,▪ 6 lugë gjalpë,▪ 4 vezë,▪ 1 lugë e vogël uthull molle,▪ ½ gote jogurt.

Përgatitja:
Në tepsi të madhe përzieni të gjithë përbërësit pluhur dhe lirin. Në tigan shkrini gjalpin dhe lëreni 5 minuta të ftohet.
Përzieni gjalpin e shkrirë me vezët, uthullën dhe jogurtin.
Me lugë gome butësisht përzieni përbërësit e njomë dhe të thatë derisa të bëhen si miell.
Kujdes të mos e teproni me përzierjen, sepse atëherë do të bëhet shumë e ngjeshur dhe e vajisur.
Qitni në enë për pjekje të cilën e kenë mbështjellë me letër për pjekje. Sipas dëshirës qitni edhe pak kokrra liri.
Piqeni në 175 gradë rreth 25 minuta (kontrollojeni me rrëmojcë për të qenë të sigurt a është e pjekur).
Lëreni bukën të ftohet në furrë, pastaj priteni në feta të holla dhe shërbejeni.
Për të ruajtur freskinë e kësaj buke, mbështilleni në peshqir letre dhe futeni në ese me mbyllës hermetik.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë