Fjoroda Fjora ka fituar pas 16 ditësh betejën me Covid-19. Moderatorja e njohur ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe e izoluar, larg familjes së saj dhe vetëm ditën e sotme ka mundur t’i rikthehet normalitetit.

Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj këtë eksperiencë dhe ka treguar çfarë simptomash ka pasur.

Gjithashtu ka treguar se nuk e ka kuptuar se nga është infektuar dhe se për 2 javë ka qëndruar larg të birit. Sot ajo ka dalë nga karantina dhe menjëherë ka marrë makinën për të bërë një shëtitje e për të shijuar rrezet e diellit.

“Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijojë më në fund makinën time, që është bërë zhul. Sot po shijoj diellin, lirinë, kaluan 16 ditë dhe mendoj se mund t’ja lejoj vetes një të dalë për qejfin tim. Më ëshë kthyer edhe nuhatja 95%, kështu që faleminderit o Zot edhe këtë herë” -ka thënë Fjodora.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re