I ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ ishte gazetari sportiv Adriatik Dosti i cili ka komentuar largimin e trajnerit Nevil Deda.  Sipast tij kjo është një situatë e pafalshme dhe e papranueshme.

Gazetari Dosti shprehet se kjo ngjarje është e turpshme për shkak të atyre që janë sot në krye të klubit, por edhe të atyre që ishin deri dje.

“Është sa e dhimbshme aq edhe trishtuese sepse nuk është hera e parë që me Tiranën ndodh një situatë e tillë se pse Tirana ndodhet në një pozicion të tillë. Kjo histori ka disa vjet që ka nisur dhe mos të harrojmë që për turpin e atyre që janë sot në krye të klubit dhe të atyre që ishin deri dje në krye të klubit, Tirana për herë të parë në historinë e saj 100 vjeçare, një skuadër që ka fituar 25 tituj kampionë të paktën zyrtarisht se në fakt duhet të jenë 26, 16 kupa të Shqipërisë dhe 11 superkupa të Europës, nje klub dhe një skuadër që ka luajtur për vite e vite me radhë në kupat europiane përballë skudrave të famshme.

Të bëjë të tilla historira si i thonë se po flas me gjuhën popullore ta bëjë komunitetin sportiv krteqytetas dhe atë mbarë shqiptarë me zemër, kjo është e pafalshme, kjo është e papranueshme, e patolerueshme. Pra dicka shumë më e thellë sesa thotë vetë presidenti Halili apo sesa thonë deklaratat e tyre qoftë Osmani, Nevil Deda apo dikush tjetër . Diçka shumë më e thellë ka ndodhur dhe po ndodh tek Tirana”- u shpreh Dosti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re