Ish kryeministri shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko duke folur për akuzat ndaj krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale tha se nuk ekziston asnjë dokument pranë qeverisë shqiptare për të identifikuar akuza të tilla që janë shkruar sot nga Gjykata Speciale.
Majko po ashtu e cilësoi këtë një tentativë për të ndërruar elitën politike në Prishtinë, duke shtuar se kjo që po ndodh është e turpshme.
Fevziu: Ju keni qenë kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës dhe keni pasur informacion më shumë se të tjerët. A ka pasur aktivitete të UÇK-së, burgje të UÇK-së, kampe të dënimit brenda terrirotit shqiptar?
Majko: Po të kishin qenë të vërteta këto besoj do të ishin bërë shumë dokumente deri tani. Për më tepër do të ishin publikuar informacione nga NATO të cilat kanë qenë prezent. Për dijeninë tuaj gjatë periudhës së Luftës së Kosovës, në Shqipëri, me kërkesën e qeverisë shqiptare, ka qenë një mision i veçantë i Gjykatës së Hagë sipër të hetuar krimet e Luftës.
Ky mision jetonte në vilën e kryeministrit ka mbledhur informacion për krimet e luftës që vinin nga pala serbe.
Krime të tilla janë bërë nga UÇK jo vetëm që janë të tepruara dhe do të vinte në dyshim të gjithë prezencën e forcave të NATOS që fillonin nga Kukësi deri në Rinas. Shqipëria ka qenë e ‘bombarduar’ me misione gazetarësh, ndihmash, prezenca ndërkombëtare në Shqipëri ka qenë e jashtëzakonshme. Nuk ekziston asnjë dokument i cili të ketë identifikuar pranë qeverisë shqiptare akuza të tilla që janë shkruar nga Gjykata Speciale.
Kam dalë këtu të mbroj atë që është për tu mbrojtur në historinë më të shkëlqyer në historinë e shqiptarëve që është Lufta Çlirimtare e Kosovës. Por mendoj se për këtë çështje, për pozicionin e shtetit shqiptar ka informacione dhe janë dokumente për çdo gjë që ka ndodhur po ashtu edhe nga NATO. Mendoj se mund të zgjidhej një metodë më e ndryshme për të ndërruar elitën politike të Prishtinës. Kjo që po ndodh është e turpshme. Është një dramë që po na ndodh të gjithëve.
/faxweb
