Xhuljano Guca, anëtar i kryesisë se FRPD i ftuar në studion e “Fax Neës” ka folur për vendimin e Bashës për të zhvilluar zgjedhje për kryetarin e ri në këtë forum rinor.

Guca është në të njëjtë linjë me kryetarin Belind Këlliçin duke theksuar se vendimi i Bashës është një hakmarrje kur mori vesh që forumi rinor i PD do të marrë pjesë në Foltoren e Tiranës e thirrur nga Berisha.

Gjithashtu Xhuljano Guca tha se Kuvendi Kombëtar i PD që do të mblidhet më 11 dhjetor për të diskutuar dhe për të vendosur për kryetarin e ardhshëm të opozitës.

“Ne dje kemi marrë një komunikim që kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngritur një grup pune për të organizuar zgjedhjet në forumin rinor të Partisë Demokratike. Pa u njoftuar instancat e FRPD, kujtojmë që ky forum edhe pse i ka mbaruar mandati prej vitit 2019, ka nxjerrë një rezultat prej shumë votash duke thyer edhe herësin për Belind Këllici është është edhe kryetari i FRPD. Mënyra se si komunikohet duket qartazi që është një vendim hakmarrës ndaj Belind Këllicit. Ne gjendemi përballë faktit që Berisha deklaraoi se ditën e diel në orën 12:00 dhe menjëherë pasi u mor vesh që do të jenë të gjithë prezent kryetari, anëtarët në foltore atëherë u gjendëm në faktin që të futemi në zgjedhje. Ne nuk jemi kundër pse të jemi ne individë që të pengohemi dhe pjesëmarrja në Foltore të jetë vota ajo që do të vendosë për mënyrën se si do të drejtohet PD në opozitën e ardhshme që na pret. Basha ka ngritur një grup pune komplet jo-legjitim sepse grupi i punës sipas statutit të FRPD e drejton sekretari i përgjithshëm i këtij forumi. Nga Partia do të ketë propozime por ky nuk është vendim që i takon kryetarit të partisë. Kjo duhet të jetë një bashkëpunim që të ishte një grup gjithëpërfshirës pasi dihet që PD ka mendime ndryshe sidomos nga të rinjtë. Brenda ka grupe interesi të ndryshme, kurse në PD janë ngritur një grup pune humbësa ndër vite, qoka personale. Ky është një vendim individual i padrejtë që përcan PD.

Në FRPD nuk ka ndarje në dy kampe, forumi rinor dhe kolegji i kryetarëve janë kundër këtij vendimi për zgjedhje në këtë moment. FRPD ka qenë strukturë e unifikuar si në drejtimin e protestave, si në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa zgjedhjet në forum janë të pakontestuara në vitin 2015.

Ne gjendemi përballë faktit që kërkon të zhbëjë qëndrimet që ne kemi mbajtur. Në shtator ne kërkojmë që të hidhet në votim vendimi që mori zoti Basha. Strukturat e FRPD të gjithë drejtuesit kanë qenë prezent në foltoret e organizuar nga Berisha. Basha është mësuar që ti ketë njerëzit në resht por ne jemi të rinj jemi mësuar që të bëjmë opozitë të shëndetshme dhe japin kritika që ti përshtaten kohës. Ne nuk kemi nevojë për një rreshter por kemi nevojë për një lider që na frymëzojë që të ketë vizionin dhe idetë që si mund të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta cuar Shqipërinë drejt atij misioni që e kemi kërkuar që në vitin 1990 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë europa”. Rrugës kur po vija mora vesh që nga një njoftim i PD, paska futur edhe forumin e gruas në zgjedhje dhe kjo duket qartë që po sulmohen ata persona që kanë shprehur pro foltores. Në rast se shprehesh por dikujt atëherë ti përjashtohesh.

11 dhjetor Kuvendi Kombëtar, a do të pranojë Basha rezultatin?
Ne kërkojmë demokratizim të PD, nuk duhet të sillemi si një parti komuniste. Duhet të mblidhemi të diskutojmë të pranojmë mendimin ndryshe dhe më pas të marrim vendime të të gjithë bashkë. Ne duhet të kemi në fokus votimin, ne i kërkojmë Ramës votim të lirë ndërkohë që as vetë nuk e zbatojmë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re