Shtëpitë tona, shpeshherë janë të ҫrregullta, me rroba të shpërndara gjithandej, lodra të thyera, enë të palara, ushqime mbi tapet etj. – kjo është jeta e vërtetë e të gjithëve. Por nëse në shtëpi keni edhe të paktën një fëmijë, atëherë gjithҫka mund të imagjinohet se si duket. Incidentet janë fare të zakonshme, po aq sa edhe rrëmuja. Një shtëpi me fëmijë nuk është asgjë më shumë veҫse një uragan gati për të shpërthyer në ҫdo kohë.

Aurela Gaҫe, Xhemi Shehu, Amarda Toska janë disa prej personazheve që e ndajnë vazhdimisht realitetin e shtëpisë së tyre pas ardhjes në jetë të fëmijëve.

Në një kolazh fotosh të publikuara së fundi nga shumë prindër në profilet e tyre sociale, zbulohet si është jeta e vërtetë e një shtëpie me fëmijë – e rrëmujshme, por e mbushur me shumë lumturi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re