Skip to content

Kjo është pasuria e krerëve të shëndetësisë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të shtetit për vitin 2018. Në AKK janë deklaruar edhe udhëheqësit e shëndetësisë, ministri Uran Ismaili dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Dr. Basri Sejdiu.

Ismaili ka vetëm një pronë të paluajtshme, një banesë 151 metra katror e cila kushton 135 mijë euro dhe tre ari tokë në vlerë 20 mijë euro e cila është në pronësi të bashkëshortes. Megjithatë ai është aksionar në tri biznese mjaft fitimprurëse, ndërsa i merr edhe dy rroga nga shteti. Mbi 15 mijë euro paguhet në vit si ministër, ndërsa 195 euro në muaj paguhet nga Kuvendit Komunal në Prishtinë si asambleistë.

.