E pasur me fibra, vitaminë K dhe C. Kjo është pija me të cilën duhet të nisni ditën tuaj!

Koha e përgatitjes: 
INGREDIENTËT
1 banane
1 mollë
100 gram spinaq

1 gotë lëng kokosi
1 lugë gjelle fara chia
½ kastravec (pa lëkurë)
1 copë e vogël xhinxher

UDHËZIMET
1.Në një blender shtoni në fillim bananen, mollën dhe lëngun e kokosit. Pasi i keni trazuar për disa sekonda shtoni kastravecin, xhinxherin, spinaqin dhe në fund farat chia.

2.Trazojini mirë derisa të krijohet një lëng homogjen dhe shërbejeni nëpër gota.

3.Nëse doni të keni një shije më tepër të freskisë, shtojini akull para se ta konsumoni. Ju bëftë mirë!

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re