Skip to content

“Kjo është protestë gjithëpopullore”/ Poli Hoxha: Studentët po marrin ‘hak’ për prindërit e tyre, Rama nuk e kap vitin si kryeministër

Poli Hoxha1

Analisti Poli Hoxha, duke folur në emisionin Prime News24 tha se protesta është gjithëpopullore.

Hoxha u shpreh se studentët po marrin “hak” për prindërit e tyre.

Poli Hoxha nënvizoi se Rama dhe Berisha bëjnë sikur nuk dëgjojnë kërkesën kryesore të protestës.

Poli Hoxha: Kjo është një demokraci në letër. Por ne populli shqiptar jemi jashtë asaj që zhvillohet nga politika.

Studentët janë duke marrë hak për prindërit e tyre që kanë vuajtur nga klasa politike. Është protestë popullore. Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me vendet e huaja. Në Itali e kanë bërë copë Melonin, flet ky për antifashizmin.

Po unë jam antifashist për Policinë, si term po flas dhe jo si ideologji. Është skandal që tani që flasim nuk funksionon asnjë institucion, parlamenti dhe mblidhet edhe nuk mblidhet, se varet si vendosin. Rama po lutet për dialog, por mban edhe kërbaçin.

Berisha bën rolin e budallait, bën sikur nuk e dëgjon se çfarë kërkon protesta. Objektivi është shumë i fuqishëm. Rama nuk e kap vitin si kryeministër. Kjo protestë është në rrugën e duhur.