Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së Sali Berishës, ka pasur një debat mes kryetarit të Grupit të PS, Bledi Çuçi dhe avokatit Genc Gjokutaj.

Çuçi i tha Gjokutajt se ka bërë dhe do të vijojë të bëjë deklarata politike sepse është kryetar i Grupit të PS, ndërkohë që siguroi se do të votojnë pro heqjes së imunitetit të çdo deputeti në moment që kërkohet nga Prokuroria.

Më tej ai tha se nëse i referohemi Komisionit të Venecias mbledhja duhej të zgjaste vetëm 5 minuta, pasi organi parlamentar që shqyrton kërkesën nuk duhet të dëgjojë një vlerësim ligjor.

Gjithashtu Çuçi pyeti Gjokutajn nëse qëndrimi i Berishës për të mos respektuar vendimin e Gjykatës ishte si pasojë e këshillimit nga mbrojtja apo ishte kërkesa e vetë ish-kryeministrit.

Çuçi: Në radhë të parë me vjen keq zoti avokat që e pranoni që gjykoni vendimet. Akoma më e rëndë më ofendoni mua duke më marrë si shembull për një deklaratë që kam bërë. Jam kryetar i Grupit të PS dhe sigurisht bëj deklarata politike. Duhet të keni të qartë një gjë që e kemi bërë publike me kohë. Ne do të votojmë çdo kërkesë për heqje imuniteti, pra autorizim t Kuvendit që çdo deputet, qoftë të krahut të majtë, të djathtë apo pa krahë.

Është një qëndrim politik që kemi bërë dhe nuk kam bërë gjë tjetër, vese e kam forcuar.

E dyta, Berisha e ka deklaruar vetë se e ka dëshirën për t’u hequr,. Çuditërisht tendenca për respektimin e masës procedurale, nuk e shfrytëzon këtë moment për t’i qëndruar deri në fund asaj që ka deklaruar.

Kemi besim të drejtësia e re, kemi një realiteti kreh tjetër, SPAK është institucioni më i pranuar dhe i pëlqyer nga shqiptarët, kështu që ne nuk kemi asnjë arsye se SPAK do të vijë këtu me akuza të motivuara politikisht.

Thënë këtë, po ti referohemi Komisionit të Venecias, duhet ta mbyllnim me 5 minuta këtë çështje. Komisioni i Venecias thotë se organi parlamentar që shqyrton kërkesën nuk duhet të dëgjojë një vlerësim ligjor, dhe ne e bëmë me durim të madh.

Pra është shumë e qartë, jo vetëm kaq. Por, Komisioni i Venecias në përgjithësi vlerëson se duhet të ekzistojë një prezumim që të hiqet imuniteti në të gjitha rastet, vetëm ose nuk ka asnjë dyshim që akuzat janë të motivuara politikisht.

E kemi dëshmuar se kemi një prokurori të pavarur politikisht, kemi një akuzë të pamotivuar politiksh, në këto raste ne nuk duhet t’i hynim kësaj, por duhet të ecim me Komisionin e Venecias.

Berisha ka injoruat dhe refuzuar vendimet e Gjykatës, pyetja ime është a ka qenë këshilla që i keni dhënë ju si avokat apo i klientit tuaj?

Gjoktuaj: Kjo është pyetje dashakeqe dhe shumë e studiuar. Për kuriozitetin tuaj të shtuar, ju vë në dijeni se sigurisht e kemi vënë në dijeni Berishën për procesin e parregullt gjyqësor.

Gjithë debati deri tani është masa e sigurimit. Desha t’ju them se e kemi vënë në dijeni dhe na ka dhënë mendimin e tij dhe ne e kemi përkrahur.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re