Sopranoja Vikena Kamenica dhe tenori Kastriot Tusha kishin planifikuar mbajtjen e një koncertinë sheshin pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Fillimisht u tha se Bashkia e Tiranës i kishte penguar ta bënin koncertin aty, mirëpo më vonë u mësua se ishte një kërkesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që ccoi në zhvendosjen e skenës.

Aleanca i kishte kërkuar dy artistëve të mos bëhen palë me kriminelët, pasi vendi në fjalë konsiderohet prej tyre skenë krimi, për shkak se aty pranë dikur ndodhej godina e teatrit.

Skena për mbajtjen e koncertit të parë pas pandemisë u zhvendos te Reja. Por reshjet e dendura të shiut po pengojnë fillimin e koncertit.

“Në fakt u përfol në fillim se koncerti i Vikena Kamenicës dhe Kastriot Tushës do të mbahej në sheshin pranë Ministrisë së Brendshme ku ndodhej dhe godina e teatrit kombëtar, e cila tashmë është shembur. Por pas një letre që lëvizja për teatrin i ka dërguar artistëve duke e cilësuar këtë vend si skenë krimi dhe duke ju kërkuar të mos bëhen palë me kriminelët që e shembën teatrin pavarësisht bindjeve të tyre për shembjen e teatrit, dy artistët kanë vendosur ta spostojnë skenën pak më tutje dhe janë pozicionuar pranë Rejas.

Koncerti ishte parashikuar të niste rreth orës 20:00, por reshjet e shiut e kanë penguar. Ky është koncerti i parë që mbahet në publik nga Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha pas pandemisë. Edhe reshjet e shiut nuk kanë lejuar artistët të zhvillojnë këtë koncert të parashikuar. Këtu ndodhen dhe artistët Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha”, raportoi gazetarja e Fax News, Lusi Përgjegji.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re