Pak kohë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në një emision televiziv që protagonistë ka fëmijët dhe pyetjet e tyre të inskenuara.

Ndërkohë gjatë shfaqjes Veliaj pasti një “incident”, me një vajze të vogël. Teksa vajza ngrihet dhe shkon ta përqafojë Erion Veliajn, të dy puthen padashje.

Ndërkaq ish-deputetja Albana Vokshi ka evidentuar një fakt për mosreagimin e asnjë organizatë në mbrotje të fëmijëve në lidhje më këtë veprim.

“Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.”- shkruan ndër të tjëra Vokshi.

Postimi i plotë

Kjo është #skandaloze!

Cili prind lejon fëmijën të puthet në buzë nga një i rritur, qoftë ky Kryetar Bashkie apo jo?!

Ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? Pse nuk flasin? Apo Veliaj ua ka blerë heshtjen me para e projekte?

Ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?

Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re