Një grua që humbi krahun e djathtë në një aksident ka mahnitur internetin me humorin e saj.

Lauren, ka postuar në Tinder një biografi të shkurtër ku shkruan se personaliteti i saj është 20/10, fytyra e saj 10/10, ndërsa kur ka folur për krahët e saj ajo ka shkruar, krahët – ½.

Shkrimi i saj për veten u bë i famshëm nëpër rrjete sociale duke u shpërndarë me mijëra herë.

Në Instagram dhe Twitter Lauren ka shkruar:

“Isha duke u larë në det dhe një fëmijë më pyeti se çfarë më kishte ndodhur me krahun tim. I thash se më kishte sulmuar një peshkaqen. Ai iku shpejt nga aty dhe nuk u fut më asnjëherë në ujë.”

Lauren ka shtuar se mediat sociale kanë pasur impakt të madh në shërimin e saj.

“Në fillim më irritonin shakatë, mirëpo më pas fillova t’i tregoj edhe vetë ato dhe kjo më ndihmoi shumë”, shtoi ajo.

Përmes internetit Lauren po synon që të mbledhë para për të bërë një krah protezë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re