Gazetari Arkady Babchenko, i cili mëngjesin e kësaj të mërkure ishte top-lajm në të gjitha mediat ku njoftohej vrasja e tij, është në jetë dhe shëndosh e mirë.

Ai, në orët e pasdites u shfaq në një konferencë shtypi me në krah kreun e shërbimit të sigurisë në  Ukrainë, Vasilj Gritsak. Ky i fundit konfirmoi sajimin e vdekjesë Babchenkos, një kritik të mprehtë të presidentit rus Vladimir Putin, si një formë e përpjekje për të kapur njerëzit që donin ta vrisnin.

Për Babchenkon u tha se u qëllua pranë shtëpisë së tij në Kiev dhe se ai vdiq në rrugën e tij në spital, pasi gruaja e tij e gjeti atë në një pellg gjaku.

Pak kohë më parë, gazetari i njohur e la Rusinë për të jetuar në Ukrainë, nga frika e përndjekjes.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re