Analisti Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV për vendimin e deputetëve për të rritur pagat e tyre.

parlament

Kikia u shpreh se kjo klasë politike duhet të shporret pasi del me këtë vendim vetëm tre ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

“Në vendin më të varfër më të Europës nuk duhet t’ia lejojnë vetes që tre ditë pas zgjedhjeve pasi kanë dalë në fushatë që thonë që duhet mbështetur fasoni, shkojnë dhe në mënyrë unanime shkojnë dhe vendosin të rrisin pagën e tyre 100%.

Nëse kjo do ndodhte në një vend tjetër, populli do i pështynte. Nesër shqiptarët do vazhdojnë të zihen njësoj demokratë dhe socialistë sipas parimit që nuk duam ne as bukë as ujë, vetëm ata as lart të mos zihen. Kjo klasë politike duhet të shporret”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re