Aktorja e njohur, Suela Konjari, tha në një lidhje me
“Skype” për News24 se ndarja nga jeta e Rikard Ljarjas, në këtë kohë të
vështirë të koronavirusit, është e dhimbshme.

Konjari u shpreh se do donte të ishte në ceremoninë e
varrimit, bashkë me artistët e tjerë, por kjo kohë e çmendur nuk i lejon.

Trishtim ne kete kohe te trishtuar …lart ne qiell, yjeve
iu bashkua Rikard Ljarja!

Artist, intelektual, mik, bashkepunetor e familjar i rralle
! I miri Rikard !

Une pata fatin te punoj me Rikun regjizor ne filmin,
“Kur hapen dyert e jetes”, e ruaj kujtime te mrekullueshme ! Do te te
kujtoj me shume dashuri e respekt Rik ! Do te kujtoj momentet e punes, bisedave
e humorit te mencur !

Ngushellime Marjetes e femijeve ! Do te na mungoje te
gjitheve i miri i mencur, I madhi Rikard !

Pusho ne paqe Artist !

Sa e veshtire kjo Lamtumire …

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re