Një kompani shumë pak e njohur u bë e para në botë që lançoi një telefon me ekran që paloset.

Rouyu Technology prezantoi telefonin e quajtur FlexPai ka ekran 7.8-inç dhe është 7.6mm i hollë.

Telefoni ka dy kamera të pasme 16+20-megapiksel dhe bateria karikohet në 80% në 60 minuta.

Kjo kompani është e specializuar në ekranet fleksibël dhe jo kompani dosido që po përpiqet të fitojë famë me një telefon të tillë.

This is the "world's first foldable screen phone" released by Rouyu Technology, which will use the Snapdragon 8150 processor, but its design is very rough, just to seize the "first", this is a futures product. pic.twitter.com/M0v9o2z0Bw

— Ice universe (@UniverseIce) October 31, 2018

Sipas një insajderi, FlexPai do të ketë procesorin e ardhshëm ende të pazbuluar Snapdragon 855.

Ky i fundit ka publikuar edhe një klik i cili tregon mekanizimin e palosjes së ekranit të telefoni i cili i hapur ngjan me një tablet.

FlexPai del në shitje ditën e nesërme për 1291 dollarë për modelin 6GB RAM dhe 128GB memorie, 1434 dollarë për modelin 8GB RAM dhe 256GB memorie dhe 1864 dollarë për modelin 8GB dhe 512GB memorie. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re