Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Pathënat”, moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News ku ka folur lidhur me trajtimin mediatik të ngjarjes të ndodhur në Librazhd, ku vjehrri dhe vjehrra kapën nusen e tyre duke tradhëtuar bashkëshortin.

Sa i takon rolit të mediat në këtë mes, Çipa tha se nuk duhet të ndahej misioni i informimit me atë të ndërgjegjësimit sidomosd në shoqëritë e vogla si në Shqipëri.

“Mentaliteti se duhet të shfaqen nisma ligjore kur shfaqet spontanisht diçka, mendoj se është i gabuar dhe nuk ka të bëjë me ndërgjegjien personale. Ne nuk jemi mbrapa por në pjesën më të mirë të bashkësisë europiane sa i takon kodeve të etikës. Kçjo është një çështje që ka zbuluar disa prej krizave që po kalon Shqipëria e vetëkrijuar në periudhën e tranzicionit. Kriza e parë ka të bëjë me krizën morale të shoqërisë. Në këtë krizë është padyshim që përfshihet mungesa e ndërgjegjies etike.

Kriza e dytë është me një koncept që e kemi refuzuar ne mediat dhe editori shqiptar. Raporti informues me atë ndërgjegjësues nuk duhet të jetë i ndarë në shoqëritë e vogla të cilat edhe luftojnë për mbijetesë”– tha Çipa ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re